Hapësire reklamuese


Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, presidenti Macron: Zelensky është gati për armëpushim pa kushte

Shkruar nga Newsbomb
Lufta Rusi-Ukrainë, presidenti Macron: Zelensky është gati
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një postim  në rrjete sociale ka ndarë detaje mbi takimin e zhvilluar ditën e sotme në Bazilikën e Shën Pjetrit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Macron është shprehur se përfundimi i luftës në Ukrainë, është qëllimi i përbashkët i tij dhe i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ndër të tjera, Macron ka shkruar se Ukraina është gati për një amrëpushim pa kushte, ndërsa tregon se Zelensky ka shprehur dëshirën për të punuar me europianët për ta bërë armëpushimin e mundur.

Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot. Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”, shkroi Macron në një postim në platformën X.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese