Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall do të dërgojë 20 automjete të blinduara luftarake Marder në Ukrainë deri në fund të vitit.
Lajmin e ka bërë ditën e sotme, teksa thuhet se ngarkesa e serisë me vlerë dhjetëra milionë euro, e financuar nga qeveria gjermane, plotëson numrin e 120 automjeteve Marder që Ukraina ka marrë që nga fillimi i pushtimit rus.
Automjetet Marder në fjalë janë nga stoqet e mbajtura nga Rheinmetall dhe janë modernizuar.
"Versioni Marder 1A3, tani me porosi, ka të integruar distanca lazer dhe mund të eliminojë në mënyrë efektive dhe të saktë objektivin," tha Rheinmetall.
Ushtria gjermane, Bundesëehr, ka transferuar gjithashtu 20 Marder nga rezervat e saj në Ukrainë. Automjetet e blinduara luftarake të projektuara në vitet 1960 dhe të prodhuara deri në vitin 1975 janë zëvendësuar në ushtrinë gjermane nga Pumas.