Hamasi ka liruar tre pengje izraelite, të cilat iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq në Gaza dhe më pas u dërguan në Izrael.
Forcat izraelite konfirmuan dorëzimin e tyre, ndërsa Kryqi i Kuq njoftoi se pengjet ishin në rrugë për t’u dorëzuar në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Pamjet televizive nga Gaza treguan skena kaotike, me turmat që rrethojnë automjetet e transportit të pengjeve, ndërsa luftëtarët e Hamasit përpiqeshin të mbanin turmën larg automjeteve.
Pengjet, të cilat përfshinin Romi Gonen, Doron Steinbrecher dhe Emily Damari, u liruan sipas një plani dhe mbërritën në Izrael, ku u shoqëruan nga forcat speciale dhe do t'u nënshtrohen një vlerësimi mjekësor. Pas lajmit për lirimin e tyre, turmat izraelite i pritën me ovacione dhe përqafime.
“Tre të kthyerit tani po shoqërohen nga një njësi elitare IDF dhe forca sigurie Shin Bet në rrugën e tyre për në Izrael, ku do t’i nënshtrohen një vlerësimi fillestar mjekësor. Komandantët dhe ushtarët e IDF përshëndesin dhe përqafojnë të kthyerit në rrugën e tyre për në Izrael”, thuhet në një deklaratë të forcave izraelite.
