Hapësire reklamuese

Bota

Los Angeles nuk gjen qetësi, një tjetër vatër zjarri në veri të saj, evakuohen mijëra persona

Shkruar nga Newsbomb
Los Angeles nuk gjen qetësi, një tjetër vatër zjarri në
Pamje e zjarrit ne Los Angeles

Duket se Los Angeles nuk po gjen qetësi ndaj shpërthimeve të zjarrit. Një zjarr i ri ka rënë në veri të Los Angeles ditën e martë, 21 janar dhe është hapur me shpejtësi në mbi 38 km/2. Zjarri ka shpërthyer rreth 80 km në veri të qytetit dhe ka bërë të mundur shpërndarjen e flakëve mbi këtë zonë dhe ka rrezikuar jetën e banorëve.

Sherifi i qarkut të Los Angeles tha se nga ky shpërthim janë detyruar rreth 31,000 persona të evakuohen dhe 23,000 të tjerë ishin nën paraljmërimin e evakuimit, ku ditën e djeshme zjarri i ri është rritur me dy të tretat e madhësisë së Zjarrit Eaton.

Për të luftuar flakët, zjarrfikësit po përballen me kushte të vështira, duke përfshirë erëra të forta dhe terren të pjerrët, që mund të ndihmojnë në përhapjen e zjarrit

Ndërsa disa zona të parkut Kombëtar Angeles janë mbyllur për vizitorët për shkak të kërcënimit të zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese