Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Lirimi i 4 pengjeve, reagon Netanyahu: Forcat izraelite vepruan me guxim, s’do të ndalemi derisa t’i kthejmë në shtëpi të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i 4 pengjeve, reagon Netanyahu: Forcat izraelite vepruan me guxim,
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas lirimit të 4 pengjeve të cilët u rrëmbyen nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova të zhvilluar më 7 tetor të vitit të kaluar.

Netanyahu tha se forcat izraelite kishin vepruar “kreativisht dhe me guxim” për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.

"Ne nuk do të heqim dorë derisa të përfundojmë misionin dhe të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet - të gjallë dhe të vdekur", tha ai.

Pas operacionit, ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz shtyu një deklaratë që duhej të bënte të shtunën, në të cilën pritej gjerësisht të njoftonte dorëheqjen e tij nga qeveria.

Kujtojmë se ditën e sotme u liruar 4 pengjet e mbajtur peng prej muajsh nga Hamasi. Noah Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç u shpëtuan nga forcat izraelite gjatë një operacioni të përbashkët, të kryer me Agjencinë e Sigurisë së Izraelit dhe Policinë e Izraelit, nga dy vendndodhje të veçanta në Nuseirat, Gaza qendrore.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në Qendrën Mjekësore "Sheba" Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur në operacion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese