Libani ka kryer një sulm ajror kundër Izraelit në këtë të shtunë. 11 persona janë raportuar të lënduar ndërsa goditja ka enë në zona të banuara dhe dëmet e regjistruara kanë qenë të ëmdha.
Luftimet mes forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah, janë përshkallëzuar prej shtatorit, dhe shpresat për një armëpushim të nxitur nga Shtetet e Bashkuara, veçse janë zbehur.
“Kemi dalë jashtë dhe pamë pluhur, fëmijë duke bërtitur, gra duke bërtitur dhe të gjithë jemi nisur te shtëpia e goditur. Ne arritëm t’i evakuojmë personat që ishin brenda shtëpisë dhe falë Zotit, jemi bekuar sepse asnjëri nuk është vrarë”, ka thënë banorët e zonës së Tiras, pasi u goditën nga raketat.
Hezbollahu ka marrë përsipër sulmin duke theksuar se shënjestër e këtyij sulmi ishte një bazë ushtarake e ngritur në afërsi të qytetit Tel Aviv.
Ndërkohë të premten Izraeli ka kryer një sërë sulmesh në Liban ku të paktën 52 persona kanë mbetur të vrarë. Sulmet mes vendve janë përshkallëzuar dukshëm ndërsa numri i viktimave që nga nisja e luftimeve sa vjen dhe rritet ndërsa shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.
Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi ka kryer sulm në jug të Izraelit, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë. Izraeli, më pas, ka nisur luftën në Gazë, me qëllim shkatërrimin e këtij grupi.
Si pasojë e fushatës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 43.000 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Ndërsa në fillim të muajtit tetor, Izraeli nisi sulmet kundër Libanit ku për pasojë numërohen të paktën 2.890 persona të vrarë, sipas autoriteteve libaneze.