Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Lindja e Mesme në krizë/ Aleppo totalisht jashtë kontrollit të qeverisë, çfarë po ndodh në Siri?

Shkruar nga Newsbomb
Lindja e Mesme në krizë/ Aleppo totalisht jashtë kontrollit
Pamje nga Aleppo, Siri

Një tjetër krizë ka shpërthyer në Lindjen e Mesme teksa lufta civile në Siri e cila edhe pse nuk kishte përfunduar asnjëherë zyrtarisht, dukej sikur kishte ulur mjaftueshëm ritmet, është rindezur përsëri këtë të shtunë (30 nëntor) me pushtimin përfundimtar të Aleppos nga forcat rebele opozitare.

Ofensiva e forcave opozitare ka nisur të mërkurën duke shkaktuar luftimet më të ashpra në vend ndër vite. Deri më tani raportohen të paktën 372 perosna të vrarë, përfshirë këtu dhe civilë.

Forcat rebele opozitare Hayat Tahrir al-Sham(HTS), të mbështetura nga Turiqa, kanë ndërmarrë një sulm të befasishëm kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad duke vendosur nën kontrollin e tyre qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppon me numrin me të lartë të popullsisë dhe gjithashtu një forcë e madhe ekonomike dhe industriale.

Teksa Aleppo është vendosur tërësisht nën sundimin e forcave rebele, mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se gjithashtu rebelët kanë marë kontrollin e qytetit të Khansir i cili shërben si urë kryesore lidhëse për furnizimin e ushtrisë qeveritare të ndodhur në Aleppo. Burime rebele i thanë “Reuters” se ata kishin pushtuar gjithashtu pasurinë e sheikh Najjar , një nga zonat kryesore industriale të vendit.

Lindja e Mesme në krizë/ Aleppo totalisht jashtë kontrollit

Rusia, aleti i qeverisë së Assad ka kryer kundërsume ajrore kundër forcave rebele me qëllim zbrapsjen e tyre ndërsa ditën e djeshme është bërë me dije që forcat siriane kanë tërhequr trupat e tyre nga qyteti i Aleppos, duke pësuar kështu një disfatë të madhe.

Bashar al-Assad është mështetur fort tek aleatët e tij si Rusia dhe Irani së bashku grupin terrorist të Libanit, Hezbollahu. Rusia ka luajtur një rol vendimtar në luftën e vitit 2016 për të rimarrë kontrollin e Aleppos teksa sundohej nga forcat krude, duke i dhënë një mbështetje të madhe ajrore me dornë. Ndërohë Irani e ka mbështetur qeverinë e Sirisë duke dërguar forca të mëdha iraniane në terren.

Konflikti në Siri shpërtheu pasi presidenti i vendit, Bashar al-Assad, shtypi brutalisht protestat pro-demokracisë në vitin 2011. Irani dërgoi mijëra milici shiite në Siri gjatë luftës siriane dhe së bashku me Rusinë me fuqinë e saj ajrore i mundësoi Asadit të shtypte kryengritjen dhe të rimarrë pjesën më të madhe të territorit të tij.

Mungesa e asaj fuqie punëtore për të ndihmuar në pengimin e sulmeve rebele në ditët e fundit kontribuoi në tërheqjen e shpejtë të forcave të ushtrisë siriane, thanë burimet për Reuters.

Lindja e Mesme në krizë/ Aleppo totalisht jashtë kontrollit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese