Hapësire reklamuese

Bota

Lidhjet e ish miss-it në Ekuador me shqiptarin Ergys Dashi, u ekzekutua me urdhër të “El Patron” në 2022

Shkruar nga Newsbomb
Lidhjet e ish miss-it në Ekuador me shqiptarin Ergys Dashi, u ekzekutua me
Ergys Dashi, ish-missi dhe bosi i droges

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditë më parë ne Ekuador, ku ish-missi, Landy Parraga Goyburo, u ekzekutua me breshëri plumbash në ambientet e një lokali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, në një restorant në Quevedo, ku ish-missi ishte duke drekuar. Në atë moment dy persona të armatosur u futën brenda ambienteve të lokalit dhe qëlluan në drejtim të saj.

Sipas asaj që mediat e huaja raportuan më herët bukuroshja ekuadoriane i dalloi autorët dhe tentoi t’i shmangej, mirëpo njëri prej tyre iu afrua dhe e qëlloi me breshëri ku si pasojë Landy Parraga Goyburo gjeti vdekjen e menjëhershme.  Kamerat e sigurisë në restorant e kanë kanë fiksuar momentin e ekzekutimit.

Por, kush është ish-missi, emri i të cilës ka dalë në përgjimet e bosit të vrarë të drogës, Leandro Norero?

Emri i saj është përmendur si i lidhur me krimin e organizuar. Në dosjen “Metastasis”, Prraga ka dalë në një bisedë mes trafikantit të drogës dhe llogaritares së tij, Helvie Angulo. Në këtë bisedë ai i kërkonte Angulos që emri i bukuroshes nuk duhej të përmendej askund, pasi nëse do të dilte dhe asaj do i ndodhte diçka ai do të shkatërrohej.

 “Mikesha ime, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet”, shkruante ai në mesazhe. Për këtë arsye autoritetet vendase kanë dyshime se vrasja e saj ka ardhur si pasojë e lidhjes që ka pasur me bosin e drogës në Ekuador, Leandro Norero, i cili u ekzekutua vitin e kaluar.

Leandro Norero njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në Ekuador dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Lidhjet e ish miss-it në Ekuador me shqiptarin Ergys Dashi, u ekzekutua me
Lenadro Norero

Emri i tij ka qarkulluar gjerë e gjatë nëpër media si personi i cili porositi vrasjen e shqiptarit, Ergys Dashi në një restorant në veri të Guayaquil në Ekuador. Vrasja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 22 janarit të vitit 2022. Nga pamjet e publikuara aso kohe shihej qartë momenti kur një person me një buqetë me lule iu afrua Dashit dhe e qëlloi me atë me pistoletë me një plumb në ballë. 

Lidhjet e ish miss-it në Ekuador me shqiptarin Ergys Dashi, u ekzekutua me
Ergys Dashi

Gjate largimit autori hapi sërish zjarr, por këtë herë jo në mënyrë selektive, duke plagosur edhe një vajzë vendase, e cila ishte ulur më shoqërinë e saj në një tavolinë përpara tavolinës ku u vra shqiptari.

Lidhjet e ish miss-it në Ekuador me shqiptarin Ergys Dashi, u ekzekutua me
Momenti i ekzekutimit te Ergys Dashit

Ndërsa, “El Patron”, Leandro Norero, u ekzekutua disa muaj më vonë. Ai u vra në tetor të 2022 gjatë një revolte në burgun Latacunga, 100 kilometra në jug të Quitos. Por, aso kohe vdekja e tij nuk u besua dhe shumë ishin skeptikë deri në përfundim të autopsisë.

Norero u dënua për trafik droge në vitin 2014 në Peru. Në vitin 2020, ai falsifikoi vdekjen e tij dhe avokatët e tij paraqitën prova të rreme për infeksionin dhe vdekjen e tij nga COVID-19 , të cilat e anuluan urdhrin e tij të izolimit dhe e lejuan të kthehej në Ekuador, ku vazhdoi aktivitetet e tij të paligjshme. Për të kryer biznesin e tij dhe për të blerë mallra, Norero, në atë kohë një i arratisur, përdori identitetin e rremë të Esteban Paulino Tircio Ávila.

Kur policia bastisi shtëpinë e shpërndarësit të drogës, gjeti një dokument identiteti dhe një patentë shoferi me emrin Tircio Avila. Hetimet dolën në përfundimin se ishte Norero, siç zbulohet nga Primicias.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese