Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Liderët botërorë nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, thirrje Izraelit dhe Hamasit: Pranojeni!

Shkruar nga Newsbomb
Liderët botërorë nënshkruajnë marrëveshjen e
Pamje nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar Hamasit që të pranojë marrëveshjen e nënshkruar midis liderëve botërorë, të cilët propozojnë nisjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se deklarata e propozuar është nënshkruar nga 16 liderë të botës, si dhe presin që palët e përfshira në konflikt ta pranojnë atë.

Nuk ka kohë për të humbur. Ne i bëjmë thirrje Hamasit të mbyllë këtë marrëveshje”,- thuhet në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Deklarata është nënshkruar nga krerët e fuqive kryesore evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe nga Spanja, e cila së fundmi e ka njohur shtetin palestinez.

Gjithashtu, ajo është mbështetur edhe nga liderët e Brazilit si dhe Kolumbisë. Tajlanda, po ashtu e ka nënshkruar, e cila ka një fuqi të madhe punëtorësh në Izrael, si mbështetje për punëtorët e saj. 

Vende të tjera që nënshkruan deklaratën ishin Austria, Bullgaria, Kanadaja, Danimarka, Polonia, Portugalia, Rumania dhe Serbia.

Megjithatë, edhe pse në deklaratat e mëhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thënë vazhdimisht se i takon Hamasit të pranojë marrëveshjen, por deklarata gjithashtu i ka bërë thirrje Izraelit që të tregojë fleksibilitet për të pranuar kompromiset e sugjeruara.

Në këtë moment vendimtar, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Izraelit si dhe Hamasit që të bëjnë çfarëdo kompromisi përfundimtar të nevojshëm për të mbyllur këtë marrëveshje dhe për të sjellë lehtësim për familjet e pengjeve, për ata në të dyja anët e këtij konflikti të tmerrshëm, përfshirë civilët. Është koha që lufta të përfundojë dhe kjo marrëveshje është pika e nevojshme fillestare”,- thuhet në deklaratë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese