Hapësire reklamuese


Bota

Liderët botërorë mblidhen në Romë për funeralin e Papa Françeskut, mungojnë Putin e Netanyahu

Shkruar nga Newsbomb
Liderët botërorë mblidhen në Romë për funeralin e
Papa Françesku

E hëna e Pashkëve shënoi dhe ndarjen nga jeta të kreut të Kishës Katolike në të gjithë botën, Papa Françesku.

Liderët botërorë dhe personalitete janë mbledhur prej ditës së sotme në Romë përpara funeralit që do të mbahet për Papa Françeskut. Në mesin e tyre numërohet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melani Trump.

Gjithashtu pjesëmarrjen e ka konfirmuar dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, homologu i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, kryeministri britanik Keir Starmer, si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në ceremoni shihet qartë mungesa e presidentit rus, Vladimir Putin si dhe ajo e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj të cilëve Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar udhër-arrest si të akuzuar për krime lufte.

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare pas një lufte të gjatë me vdekjen për shkak të sëmundje të rëndë në mushkëri, ndërsa së fundmi ai pësoi një goditje në tru që rezultoi fatale për jetën.

Funerali për Papa Françeskun do të mbahet të shtunën në Bazilikën e Shën Pjetrit, dyert e të cilët u hapën për dhjetëra mijëra besimtarë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Papa Françeskut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese