Hapësire reklamuese


Bota

Lamtumirë Papa Françesku! Përfundojnë nderimet për Atin e Shenjtë, mijëra besimtarë nga e gjithë bota në radhën e Bazilikës së Shën Pjetrit

Shkruar nga Newsbomb

 

Lamtumirë Papa Françesku! Përfundojnë nderimet për
Papa Francesku

Nderimet e fundit për Papa Françeskun mbaruan, me dhjetëra e mijëra besimtarë nga e gjithë bota ishin pranë dhe në radhën e Bazilikës së Shën Pjetrit, për lamtumirën e fundit.

Gjithë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit kaluan në zemër të bazilikës, në një kolonë të vetme që të çonte drejt altarit papnor, në vendin ku qëndronte dhe arkivoli i hapur i Papa Françeskut.

Të shtunën në mëngjes, arkivoli i Papës do të nxirret nga bazilika dhe do të vendoset në shesh. Mesha e funeralit do të fillojë në orën 10:00 me një kor që do të këndojë ritet hyrëse në latinisht.

Ati i Shenjtë do të varroset Bazilikën Santa Maria Maggiore, ku ishte dhe vetë dëshira e tij, ndërsa më pas kortezhi funeral do të shkojë drejt bazilikës së Shën Pjetrit.

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut është një lajm i trishtë për gjithë besimtarët e krishterë Ai dha frymën e fundit të hënën e Pashkëve, 21 prill, në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.

Papa la pas një trashëgimi shumë të pasur dhe reforma të reja, të cilat synonin ta bënin Kishën më gjithëpërfshirëse dhe pranë njerëzve. Ai ngriti kauza për komunitetin LGBT dhe qëndroi edhe para lidërve botërorë kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Shumë besimtarë nga mbarë bota kanë udhëtuar dhe janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të vajtuar për Papën. Shumë besimtarë u nisa nga vendi i tyre drejt Vatikanit duke mbajtur kryqe në kujtim të Papa Françeskut.

Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve.

Kujtojmë se vdekja e Papaës erdhi më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve. 

Ai doli në një karrocë me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave të njerëzve dhe tha: "Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese