Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ushtria izraelite qëllon me armë diplomatët ndërkombëtarë në Jenin! VIDEO kur ambasadorët largohen me vrap

Shkruar nga Newsbomb
Ushtria izraelite qëllon me armë diplomatët
Momenti kur diplomatet qellohen me arme nga ushtria izraelite

Një ngjarje sa e papritur dhe tronditëse është regjistruar në Jenin ku ushtria izraelite ka hapur zjarr drejt delegacionit diplomatik ndërkombëtar që kishin mbërritur sot.

Diplomatët ndërkombëtarë, ku përfshiheshin ambasadorë dhe përfaqësues të BE-së, vendeve arabe, Kinës dhe Japonisë po zhvillonin një inspektim në terren pranë kampit të refugjatëve në Jenin, në Bregun Perëndimor.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Jashtme palestineze, pamjet e shpërndara tregojnë diplomatët që largohen në panik pas të shtënave. Ushtria izraelite ka deklaruar se zjarri ka qenë paralajmërues dhe se delegacioni kishte devijuar nga rruga, duke hyrë në një zonë aktive luftarake.

Megjithatë, shumë shtete kanë reaguar ashpër ndaj këtij akti. Italia ka thirrur menjëherë ambasadorin izraelit në Romë, ndërsa zëvendëskryeministri Antonio Tajani e ka cilësuar ngjarjen si një kërcënim të papranueshëm. Po ashtu, përfaqësues të BE-së, përfshirë Kaja Kallas, kanë kërkuar një hetim të plotë dhe transparencë nga autoritetet izraelite.

Në Gaza, situata humanitare është përkeqësuar, me mungesë të ndihmave dhe viktima të shumta civile. Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për pamundësinë e dërgimit të ndihmave dhe për kushtet e rënda që po përjetojnë banorët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese