Hapësire reklamuese

Bota

Lajme të mira nga Gaza, Izraeli po planifikon që të tërheqë trupat

Shkruar nga Newsbomb
Lajme të mira nga Gaza, Izraeli po planifikon që të
Pamje nga sulmet izraelite në Gaza

Pas negociatave për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin, Izraeli ka miratuar plane për heqjen e trupave nga Rripi i Gazës.

Ushtria ka autorizuar disa skenarë për një tërheqje të shpejtë nga Gaza, ku ndër opsionet e shqyrtuara përfshihet tërheqja përmes Korridorit Netzarim, i cili ndan Gazën në dy pjesë.

“Një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga shefi i Mossad-it, David Barnea, dhe Ronen Bar, drejtori i shërbimit të sigurisë Shin Bet, do të udhëtojë në Katar për të vazhduar negociatat”, bën me dije zyra e kryeministrit.

Ndërkohë sipas gazeta Yedioth Ahronoth, 90% të detajeve të kësaj marrëveshje janë finalizuar dhe pritet të zyrtarizohen së shpejti.

“Burime politike kanë raportuar se rreth 90% e detajeve të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit janë finalizuar, duke rritur shpresat për një zgjidhje të afërt”, sipas gazetës Yedioth Ahronoth.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese