Hapësire reklamuese

Bota

Laboratorët multimedialë: Nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti”, në fshatin Baz të Matit marrin mësimet e para për prodhimin e dokumentarëve

Shkruar nga Newsbomb

Laboratorët multimedialë: Nxënësit e shkollës

12 nxënës të Shkollës së Mesme "Gjergj Kastrioti" në fshatin Baz të Bashkisë Mat, në mbikqyrjen e regjisorëve dhe producentëve të kinematografisë, nisën sot ciklin tri ditor të aftësimit për krijimin e produkteve multimediale.

Nxënësit janë pjesë e Laboratorëve të Multimedias, të ngritura në kuadër të programit “Rrugë Alternative”, i zbatuar në 9 shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme, në Veri të Shqipërisë.

Laboratorët e Multimedias në shkollat e Veriut, me financim të qeverisë britanike, dhe nën vëmendjen e British Council janë pajisur me kabinete të mirëfillta produksioni; Kamera, mikrofonë, pult zëri, pika montazhi për të përgatitur të rinjtë dhe të rejat në fushën e medias, filmit dhe prodhimit të dokumentarëve.

Gjatë tri ditëve intensive, nxënësit do të mësojnë teorinë e krijimit të produkteve multimediale, duke përfshirë konceptimin e idesë, zhvillimin e skenarit me perspektivë gjinore, si dhe përdorimin e kamerës dhe teknikave të montazhit. Në ditën e dytë, ata do të hartojnë skenarët dhe do të dalin në terren për xhirime, ndërsa dita e tretë do të fokusohet në montazh dhe përgatitjen e projekteve për prezantim dhe transmetim.

Programi “Rrugë Alternative”, zbatuar  nga British Council Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar fuqizon të rinjtë dhe të rejat e moshës 13-18 vjeç, në Veriun e Shqipërisë përmes programeve për aftësimin e tyre në disa profesione, për t’i ndihmuar që të ndërtojnë një të ardhme të qëndrueshme në komunitetet e tyre.

Cikli i trajnimeve në Laboratorët e Multimedias nisi në qytetin e Kukësit, po vijon në Mat, ndërsa stacioni i ardhshëm do të jetë Dibra.

Laboratorët multimedialë: Nxënësit e shkollës

Laboratorët multimedialë: Nxënësit e shkollës
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese