Hapësire reklamuese

Bota

Kush është Linda de Sousa, gardiania që trazoi Britaninë me videon e saj erotike me të burgosurin

Shkruar nga Newsbomb
Kush është Linda de Sousa, gardiania që trazoi Britaninë me
Oficerja e burgut, Linda De Sousa Abreu

Oficerja e burgut, e cila u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur në qelinë e tij të burgut në HMP Wandswoth është identifikuar dhe arrestuar nga policia nën akuzën për shpërdorim detyre dhe kryerjen e veprimeve të papërshtatshme për një punonjës shtetëror.

Sipas mediave të huaja, gardiania mësohet të jetë Linda De Sousa Abreu, 31 vjeç, e cila më herët është shfaqur në një dokumentar të Channel Four për treshe dhe orgji.

Ajo mësohet se kohët e fundit ka lënë punën e saj si oficere burgu në burgun e Londrës Jugore pas skandalit.

Motra e saj, Andreina, ka folur për median Mail Online duke thënë se ajo e kishte paralajmëruar që të mos e përziente stilin e jetës me punën e saj dhe shprehet se tani ajo po vuan pasojat e veprimeve të nxituara.

Kush është Linda de Sousa, gardiania që trazoi Britaninë me
 

Sipas Andreinës, Linda dhe bashkëshorti i saj Nathan ishin yjet e “Open House” të Channel 4, i cili ishte një eksperimenti i madh i seksit në të cilin çiftet kaluan kufijtë e marrëdhënieve në një arratisje nga një vend luksoz, që u transmetua vitin e kaluar në Britani.  

Linda gjithashtu besohet të ketë një llogari në OnlyFans, ku numëron një numër të lartë ndjekësish.

Kush është Linda de Sousa, gardiania që trazoi Britaninë me
 

Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon gruan, e veshur me uniformë, duke kryer një akt seksual me një kriminel në një qeli burgu. Ndërkohë që gardiania bën seks me kriminelin, shoku i tij i qelisë i filmon skenat me një celular.

Një televizor dhe një grumbull rrobash mbi një krevat marinari shihen në sfond ndërsa zhvillohet akti. I burgosuri që filmon aktin dëgjohet duke thënë: “Djema ne kemi bërë histori, këtë po ju them. Në një moment, dikush duket se përpiqet të hyjë në qeli, ku njeriu që filmon dëgjohet duke u thënë atyre ‘më jepni një minutë, një sekondë”. Më pas i burgosuri i thotë mikut të tij që të vazhdojë i qetë punën.

Kush është Linda de Sousa, gardiania që trazoi Britaninë me
 

Nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht ngjarja, por dyshohet se ajo është regjistruar së fundmi Megjithatë, gruaja e paraqitur në video është konfirmuar se nuk punon më atje.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve HMP tha më herët se korrupsioni i stafit nuk do të tolerohet dhe se ato do të ndëshkohen për këtë veprim, ndërsa nuk bëri më shumë komente pasi hetimet ishin në vazhdim dhe do të cenonin mbarëvajtjen e tyre.

“Korrupsioni i stafit nuk tolerohet dhe ish-oficeri i burgut që dyshohet se shfaqet në këtë video është raportuar në polici. Do të ishte e papërshtatshme të komentohej më tej ndërsa hetimet po vazhdojnë”,- ëhstë shprehur zëdhënësi.

Më shumë se 80 punonjës të burgjeve janë shkarkuar ose qortuar që nga viti 2013 për lidhje me të burgosurit, sipas statistikave zyrtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese