
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që ishte vendosur para pak ditësh në kampin e Gjadrit.
Përmes një postimi në "X", Piantedosi bën me dije se operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e Qeverisë.
"Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj të ndaluar në Qendrën e Riatdhesimit në Gjadër. Operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e Qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm”, shkruan Piantedosi.
Siç raporton Ansa, shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi i ardhur në Itali në vitin 2009 dhe është dëbuar për shkak të rrezikut social. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje.
Sondazh