Një ndërhyrje e rrallë dhe delikate është zhvilluar për herë të parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ministrja Alban Koçiu njofton se operacioni i rallë është zhvilluar me sukes tek një pacient 30 vjeçar. Për herë të parë në strukturat e shëndetit publik nga bashkëpunimi i ekipit multidisiplinar dhe aparaturave bashkëkohore, kryhet një operacion në qendrën shumë delikate të trurit ( rregjioni supraselar )duke eleminuar ndërhyrjen përmes kokës.
Ndërhyrja është realizuar me sukses dhe 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, falë punës së përkushtuar të mjekëve.
“Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses tek një pacient 30 vjeçar nga personeli i Shërbimit të Neurokirurgjisë në bashkëpunim me Shërbimin ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Për herë të parë në strukturat e shëndetit publik nga bashkëpunimi i ekipit multidisiplinar dhe aparaturave bashkëkohore, kryhet një operacion në qendrën shumë delikate të trurit ( rregjioni supraselar )duke eleminuar ndërhyrjen përmes kokës.
Pacienti është jashtë rrezikut për jetën falë punës profesionale e të përkushtuar të ekipit të mjekëve neurokirurgë, ORL e anesteziste, Prof. Artur Xhumari, Dr. Tedi Minarolli, Dr. Myfit Saraçi si dhe personelit infermieror Ridvana Gjura, Ervin Meta të cilët asistuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale”, shkruan Koçiu.