Hapësire reklamuese


Bota

Kryeminsitri i Sllovakisë ende në gjendje të rëndë, zbardhet dëshmia e autorit 71-vjeçar: Doja ta lëndoja, jo ta vrisja

Shkruar nga Newsbomb
Kryeminsitri i Sllovakisë ende në gjendje të rëndë,
Momenti i plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico

Pas atentatit me armë dy ditë më parë nga një 71-vjeçar, kryeminsitri i Sllovakisë, Robert Fico i është nënshtruar sërish një operacioni. Ai u plagos pasi u qëllua me 4 plumba në gjoks, bark edhe në gjymtyrë nga 71-vjeçari i cili ndodhej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeminsitri.

 “Situata mbetet shumë e rëndë. Duhen disa ditë përpara se të dimë me siguri se si do të zhvillohet situata,” - ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Robert Kalinák duke mos dhënë më tepër detaje se përse iu nënshtrua një tjetër operacioni.

Ndërsa drejtoresha e spitalit “Banska Bystrica”, Miriam Lapunikova tha se gjendja e tij është shumë e rëndë, por nuk ka rrezik për jetën. “Gjendja e pacientit është vërtet e rëndë dhe ai është në terapi intensive.”

Ndërsa në dëshminë e tij, sulmuesi 71-vjeçar ka thënë se kishte si qëllim vetëm ta plagoste, por jo ta vriste.

 “Doja ta lëndoja, jo ta vrisja” – tha para policisë Juraj Cintula. Mediat sllovake raportuan se autori kishte ditë që e kishte planifikuar sulmin dhe po priste momentin e duhur. Edhe pse kishte armën me ligj, ai rrëzikon të dënohet deri në 25 vite burg.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese