Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kryeministri u rrëzua me votëbesim, Macron i flet popullit francez: Unë do qëndrojë në detyrë deri ne 2027, s'do ketë zgjedhje të reja

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri u rrëzua me votëbesim, Macron i flet popullit francez:
Presidenti Macron i flet popullit francez

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar kombit mbrëmjen e kësaj të enjte pas dorëheqjes së kryeministrit Michel Barnier, një ditë pas votimit historik të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare që e la Francën pa një qeveri funksionale.

“Do të emëroj një kryeministër të ri në ditët e ardhshme”, tha Macron. "Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie në interesin kombëtar."

Vet, ai theksoi se do të jetë në detyrë si president i vendit deri në vitin 2027. Ai bëri përgjegjës atë që e quajti bashkim të frontit anti-republikan, për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Michel Barnier.

"E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme u bashkuan në një front anti-republikan", është shprehur presidenti Emmanuel Macron në mesazhin drejtuar popullit francez. “Nuk mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare për dhjetë muaj. Dhe në këto kushte Kuvendi [Kombëtar] ka për detyrë të bëjë atë për të cilën është zgjedhur”, ka shtuar ai.

Kryeministri u rrëzua me votëbesim, Macron i flet popullit francez:
Kryeministri i rrezuar me mocion, Michel Barnier

Mocioni i mosbesimit kaloi me 331 vota në Asamblenë Kombëtare, duke e detyruar Michel Barnier të japë dorëheqjen pas vetëm tre muajsh në detyrë - mandati më i shkurtër i çdo kryeministri në historinë moderne franceze.

Macron tha se deputetët që rrëzuan qeverinë “mendojnë vetëm për perspektivën e zgjedhjeve të reja presidenciale”. Kundërshtarët e tij politikë si Marine Le Pen janë kritikuar për përpjekjen për të detyruar zgjedhje të reja, një akuzë e cila është mohuar.

Fjala drejtuar kombit ishte e regjistruar paraprakisht dhe tani ka përfunduar. Ajo ka zgjatur pak më pak se 15 minuta dhe presidenti u bëri thirrje deputetëve në parlamentin e ndarë që të “punojnë së bashku në shërbim të Francës dhe popullit francez”.

Emmanuel Macron është shprehur se qeveria e re do të formohet "në ditët në vijim" dhe do të hartojë një buxhet të ri që do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm, i cili sipas tij ishte i nevojshëm për të sjellë investime në Francë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese