Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kryeministri sllovak Robert Fico në rrezik për jetën, u qëllua me tre plumba nga një 71-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri sllovak Robert Fico në rrezik për jetën, u

Kryeministri sllovak, Robert Fico i cili u qëllua me armë zjarri pas një mbledhje me qeverinë është në rrezik për jetën. Lajmi i bë i ditur nga zyra e qeverisë, ku sqarojnë se pas dërgimit me urgjencë në spital, kryeministri sllovak iu ndënshtrua një operacioni, por gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Kryeministri sllovak u qëllua me tre plumba para një institucioni kulturor në qytetin Handlova ku kishte shkuar të takonte mbështetësit e tij. Policia ka zbuluiar identitetin e autorit i cili është një burrë i moshës 71-vjeçare dhe nga raportimet e mediave të huaja bëhet fjalë për një shkrimtar të njohur në Sllovaki.

Robert Fico, 60 vjeç, është goditur në bark, gjoks dhe një gjymtyrë nga të paktën 3-4 të shtëna nga 71-vjeçari i cili fshihej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri. Autori u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed