Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kryeministri izraelit Netanyahu anulon sulmin hakmarrës ndaj Iranit me kërkesë të Biden

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri izraelit Netanyahu anulon sulmin hakmarrës ndaj Iranit me

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar operacionet ushtarake hakmarrëse ndaj Iranit. Sipas Neë York Times, vendimi i tij erdhi pasi një komunikimi zyrtar që ai kishte me presidentin e Amerikës Joe Biden, ku mësohet se ky i fundit i ka kërkuar që të mos reagojë pasi do të cojë në një përshkallëzim të situatës dhe zgjerim të frontit të luftës.

Biseda e zhvilluar me presidentin Biden si dhe duke ditur që sulmi iranian i mesnatës së djeshme nuk shkaktoi dëme serioze në Izrael ndikoi që Netanyahu të tërhiqej nga vendimi për të sulmuar, ndonëse disa anëtarë të kabinetit qeveritar të tij kishin kërkuar që ti përgjigjen në mënyrë direkte Iranit.

Irani nisi gjatë mbrëmjes së djeshme sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit, si shenjë hakmarrje për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Dmask të Sirisë.

Mediat e huaja raportuan se Irani kishte lëshuar më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese