
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka bërë një krahasim duke ironizuar NATO-n në lidhje me përfshirjen e saj në luftën në Ukrainë.
Ai me ironi tha se NATO është si një zjarrfikës që tenton të shuaj një zjarr të madh me një flakëhedhës.
Orban, i cili ka marrëdhënie të mira me Moskën, është në mosmarrëveshje me vendet perëndimore për mbështetjen për Ukrainën pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj më shumë se dy vjet më parë.
“NATO po i afrohet një lufte çdo javë”, tha Orban ndërsa ministrat e jashtëm të aleancës takohen në Pragë për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , tha dje, të enjten, se "ka ardhur koha" që vendet anëtare të aleancës të rishikojnë disa nga kufizimet që lidhen me përdorimin e armëve që i ofrojnë Ukrainës.
Ndërsa liderët ukrainas u bëjnë thirrje qeverive të lehtësojnë kufizimet, vendet perëndimore janë shfaqur gjithnjë e më shumë të ndara në javët e fundit nëse Ukraina duhet të lejohet të godasë objektivat në tokën ruse me armët që ata u kanë dërguar.