Koreja e Veriut konfirmoi të martën se raketa më e fundit që testoi, është një raketë hipersonike me rreze të mesme veprimi e krijuar për të goditur në shënjestrat në Paqësor.
Të hënën, Ushtria e Koresë së Jugut tha se Korea e Veriut lëshoi një raketë e cila fluturoi 1.100 km përpara se të binte në ujë.
Vitin e kaluar Korea e Veriut për të vënë në shënjestër fqinjët e saj dhe SHBA, ka krijuar sisteme të shumta armësh. Shqetësime të shumta janë ngritur në lidhje me këtë cështje, pasi Korea e Veriut mund të avanocjë.
Prej vitit 2021, ajo ka testuar armë hipersonike të krijuara për të fluturuar pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.
Sipas SHBA, Ukraina dhe Korea e Jugut, Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se 10.000 trupa dhe sisteme armësh konvencionale për të mbështetur fushtaën luftarake të Moskës.
Në konferncën e fundvitit, Kim Jong Un, shprehet se do ta zbatojë shumë më ashpër politikën ndaj SHBA-së , ku kritikoi dhe fushatën e Biden për të përfocuar bashkëpunimin e sigurisë me Seulin dhe Tokion.