
Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar përkrah Rusisë kundër Ukrainës.
Pas disa muajsh heshtjeje lidhur me këtë dislokimin, lajmi ishte raportuar gjerësisht nga mediat perëndimore, ndërsa së fundmi edhe Rusia ka pranuar praninë e ushtarëve koreano-veriorë.
Në një deklaratë të lëshuar sot nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, partia në pushtet në Korenë e Veriut ka thënë se fundi i betejës në rajonin e Kurskut në Rusi dëshmon "nivelin më të lartë strategjik të miqësisë së fortë militante" midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.
Rusia njoftoi javën e kaluar se kishte dëbuar forcat ukrainase nga fshati i fundit që kishin mbajtur. Megjithatë, Kevin mohoi pretendimet duke theksuar se trupat e saj vazhdojnë të veprojnë edhe në Belgorod, një rajon tjetër rus në kufi me Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi dje se ushtria ukrainase vazhdon të luftojë në Kursk, pavarësisht pretendimeve të Moskës për “çlirimin” të rajonit perëndimor të saj.