Hapësire reklamuese

Bota

Korea e Jugut nën kaosin e flakëve! Helikopteri rrëzohet në zjarr, 18 persona humbin jetën

Shkruar nga Newsbomb
Korea e Jugut nën kaosin e flakëve! Helikopteri rrëzohet në
Pamje nga vendngjarja

Flakët e zjarrit në Korenë e Jugut nuk kanë fund që prej 22 marsit. Sipas ’’BBC’’, deri më tani 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 23,000 njerëz janë evakuuar.

Gjithashtu, një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e qarkut Uiseong pak pas mesditës të së mërkurës me orën lokale.

Zjarret aktuale, që kanë vrarë 18 persona gjatë ditëve të fundit, janë tashmë më vdekjeprurësit në historinë e vendit.

Rreth 17,000 hektarë pyje janë shkatërruar gjithashtu, duke i bërë zjarret të tretat më të mëdhenj në historinë e Koresë së Jugut për sa i përket sipërfaqes.

Ndërsa, presidenti në detyrë Han është shprehur se i gjithë personeli dhe pajisjet e disponueshme janë vendosur, por erërat e forta vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e mbështetjes.

"Ne shpresonim dëshpërimisht që të binte shi sot ose nesër për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Ky nivel dëmtimi nga zjarri është ndryshe nga çdo gjë që kemi përjetuar më parë, u shpreh ai.

Kujtojmë se zjarret shpërthyen fillimisht të shtunën në Sancheong, në juglindje të vendit, por tani janë përhapur në qytetet fqinje të Uiseong, Andong, Cheongsong, Yeongyang dhe Yeongdeok.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese