Hapësire reklamuese


Bota

Komisioni Evropian: Apple ka shkelur ligjet e konkurrencës, do të përballet me gjoba

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Evropian: Apple ka shkelur ligjet e konkurrencës, do të
Logoja e Apple

Komisioni Evropian nisi më herët, në muajin mars të këtij viti një hetim kundrejt gjigandit të teknologjisë “Apple”.

Në gjetjet paraprake të hetimit të KE-së evidentohet se Apple ka shkelur ligjet e reja të Bashkimit Europian, pasi politikat e saj nuk lejojnë kompanitë më të vogla të konkurrojnë dhe konsumatorët që të gjejnë aplikacione alternative më të lira.

Komisioni thekson se Apple nuk është në përputhje me Aktin e Marketingut Dixhital (DMA) pasi parandalon zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë lirisht konsumatorët në kanale alternative për oferta dhe përmbajtje.

Në njoftimin e Komisionit thuhet se këto gjetje që tregojnë shkeljet i janë dërguar kompanisë Apple, ndërsa pritet që ajo të ndryshojë politikën e saj të konkurrencës brenda afatit të caktuar kohor.

Sipas mediave të huaja, Apple ka 12 muaj për të përmbushur detyrimet përpara se të përballet me gjoba deri në 10% të të ardhurave të saj globale. BE shpreson se dialogu në vazhdim do të çojë në pajtueshmëri dhe jo në sanksione.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese