Hapësire reklamuese

Bota

Kokaina “pushton” supermarketet në Gjermani, trafikantët i fusin në arkat me banane

Shkruar nga Newsbomb
Kokaina “pushton” supermarketet në Gjermani, trafikantët i
Fotoarkiv/ Nje sasi kokaine e zbuluar ne 2014

Një sasi e madhe kokaine u zbulua në disa supermarkete në Gjermani. Sipas mediave vendase mësohet se kokaina u gjend në arkat me banane në supermarketet në  Brandenburg dhe Berlin.

Siç njoftoi më herët policia e Berlinit, punonjësit gjetën pako të dyshimta gjatë orëve të para të mëngjesit. Menjëherë iu nënshtruan testeve nga të cilat u konfirmua se substanca e dyshuar ishte kokainë.

Përmes një postimi zyrtar në llogarinë e tij në “X”, zëdhënësi i Policisë, Stephan Weh, tha se prej vitesh janë duke u përballur me një tepricë të kokainës.

 “Nuk është çudi që herë pas here një ngarkesë humbet dhe përfundon në supermarket, veçanërisht pasi kutitë e frutave shpesh përdoren për transportim. Rrjetet përkatëse marrin parasysh humbje të tilla”, tha zëdhënësi.

Kokainë gjendet shpesh në supermarketet. Në vitin 2014, dhjetëra kuti me kokainë u gjetën në 5 supermarkete të Berlinit dhe Brandenburg . Nga hetimet rezultoi se kutitë e 150 bananeve mbanin kokainë e cila vinte nga Kolumbia.

Cili ishte zbulimi më i madh i kokainës nga policia e Brandenburgut?

Vitin e kaluar policia gjermane gjeti kokainë të fshehur në arkat e bananeve në një pikë shumice frutash dhe perimesh në Brandenburg . Hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit të Drogës kapën 1200 kilogramë kokainë në mars të vitit të kaluar.

“Pas zbulimit të kokainës vitin e kaluar, kjo është sasia më e madhe e kapur në Brandenburg deri më sot”, tha një zëdhënëse e selisë së policisë së Potsdamit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese