Një sasi e madhe kokaine është kapur pas një operacioni policor pranë portit të Antwerp në Belgjikë.
Oficerët e doganës gjetën një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kokrra kafeje me origjinë nga Kolumbia. Gjithashtu janë arrestuar pesë persona, 4 nga të cilët belgë dhe një shqiptar.
Prokuroria publike tani njofton se finalizimi i megaoperacionit ka ndodhur në kuadër të një hetimi të gjatë.
Fillimisht u identifikua një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine. Pasi e gjurman, grupi hetimor zbuloi se organizata kriminale donte të largonte drogën e cila kishte mbërritur në port.
Disa forca policie punuan së bashku për të kapur kontejnerin në fjalë. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe katër të dyshuar. Ndërsa m pas u bë dhe arrestimi i një shtetasi të pestë.