Kaotike është situata në Korenë e Jugut, ku presidenti Yoon Suk Yeol, shpalli të martën vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në një fjalim të befasishëm televiziv para kombit natën vonë, duke vënë në shënjestër kundërshtarët politikë vendas dhe duke tronditur vendin.
Mirëpo pas kësaj 119 ligjvënës në asamblenë kombëtare me 300 vende votuan për të rrëzuar masën.
“Presidenti duhet të heqë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake pas votimit në Asamblenë Kombëtare. Tani, shpallja e gjendjes ushtarake emergjente është e pavlefshme,” tha Woo Won-sik, kryetari i Asamblesë Kombëtare.
“Njerëzit duhet … të jenë të qetë. Asambleja Kombëtare do ta mbrojë demokracinë dhe popullin”, tha ai.
Kjo ka shkaktuar edhe protesta të shtumta, ku turma qytetarësh janë mbledhur jashtë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Seul, duke u përpjekur të kalojnë me forcë përmes dyerve. Në ndërtesë mund të hyjnë vetëm anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe stafi tjetër, si dhe gazetarët.
Dekreti i ligjit ushtarak të Koresë së Jugut ndalon të gjitha aktivitetet politike dhe parlamentare dhe lejon arrestimet pa urdhër, njoftoi Agjencia e Lajmeve Yonhap, duke cituar dekretin e plotë ushtarak.
Njerëzit që shkelin dekretin mund të arrestohen ose bastisen pa pasur nevojë për një urdhër, raportoi Yonhap, duke cituar dekretin.
Duke cituar të njëjtin dokument, Reuters raportoi se "grevat, ndalesat e punës dhe tubimet që nxisin kaosin social" janë gjithashtu të ndaluara.
Kjo përfshin mjekët të cilët kishin qenë të përfshirë në një largim; ata janë urdhëruar me dekret që të kthehen në punë brenda 48 orëve, sipas Reuters.