Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kancelari Scholz ka ditëlindjen, liderët e G7 i këndojnë këngën “Happy Birthday” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Kancelari Scholz ka ditëlindjen, liderët e G7 i këndojnë
Liderët e G7 këndojnë "Happy Birthday" për kancelarin Scholz

Liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës, njohur edhe si G7, kanë udhëtuar drejt Italisë, për të marrë pjesë në samitin e përvitshëm mes tyre.

Disa çaste para nisjes së mbledhjes në dytën e dytë të samitit, liderët e G7 i kanë kënduar këngën e ditëlindjes kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Ishte presidenti amerikan Joe Biden ai që i mblodhi të gjithë për t’i kënduar kancelarit “shumë urime për ty”.

“Është traditë e familjes Biden, duhet të këndosh shumë urime për ty, në ditën e ditëlindjes,” - tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Liderët, mes të cilëve, kryeministrja Giorgia Meloni, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau iu bashkuan këngës.

Dhe, kancelari gjerman dukej tejet i lumtur i cili u shoqërua në Itali nga bashkëshortja e tij Britta Ernst, e festoi ditëlindjen me ekipin e tij dhe një tortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese