Hapësire reklamuese

Bota

Kanali i Panamasë, Presidenti i përgjigjet Trump: Bëhu serioz, është i yni

Shkruar nga Newsbomb
Kanali i Panamasë, Presidenti i përgjigjet Trump: Bëhu serioz,
Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino i është përgjigjur Presidentit Donald Trump në lidhje me pretendimet e tij për të marrë Kanalin e Panamasë.

“Bëhu serioz!” – tha ai nga samiti i Davos në Zvicër.

Mulino nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera pasi foli në një seancë paneli që trajtonte “gabimet” e Amerikës Latine në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në resortin zviceran.

Në fjalimin e tij të inaugurimit të hënën, Trump përsëriti aspiratën e tij që Shtetet e Bashkuara të merrnin përsëri kanalin, i cili është një rrugë kyçe për transportin botëror.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme se kur dhe si synonte të rimerrte kanalin por më parë ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e mundshëm të forcës ushtarake, duke marrë kritika vendet e Amerikës Latine.

Mulino tha pas inaugurimit të Trump se Panamaja e ka administruar kanalin me përgjegjësi për tregtinë botërore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në Davos Mulino përsëriti qëndrimin e qeverisë, duke thënë se Kanali i përket Panamasë dhe do të vazhdojë t’i përkasë Panamasë.

Shtetet e Bashkuara ndërtuan kryesisht kanalin dhe administruan territorin përreth kalimit për dekada. Por SHBA dhe Panamaja nënshkruan një sërë marrëveshjesh në vitin 1977 që hapi rrugën për kthimin e kanalit në kontrollin e plotë të Panamasë. Shtetet e Bashkuara e dorëzuan atë në 1999 pas një periudhe administrimi të përbashkët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese