Hapësire reklamuese

Bota

Kanadaja emëron një grua në krye të ushtrisë për herë të parë në histori

Shkruar nga Newsbomb
Kanadaja emëron një grua në krye të ushtrisë për
Gjeneral, Jennie Carignan

Kanadaja ka emëruar së fundmi një grua si ushtaraken më të lartë të vendit, në vijim të kërkesë së kryeministrit të vendit Justin Trudeau për t’ju dhënë mundësinë gjinisë femërore që të vendosen ne pozicione të rëndësishme shtetërore.

Shteti kanadez ka bërë histori, pasi për herë të parë në krye të një departamenti të rëndësishëm shtetëror për sigurinë është vendosur një grua.

Sipas mediave të huaja, gjeneral Jennie Carignan, e ngarkuar me përpjekjet për të eliminuar seksizmin e rrënjosur dhe sjelljen e keqe në forcat e armatosura, do të marrë detyrën më 18 korrik si shefe e shtabit të mbrojtjes.

Carignan, fillimisht një inxhiniere ushtarake, ka komanduar trupa në Afganistan, Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Siri gjatë 35 viteve të saj në ushtri.

Gjatë karrierës së saj, cilësitë e saj të jashtëzakonshme drejtuese, përkushtimi ndaj përsosmërisë dhe përkushtimi ndaj shërbimit kanë qenë një pasuri e jashtëzakonshme për Forcat tona të Armatosura”,- është shprehur kryeministri Trudeau në një deklaratë për media.

Carignan merr postin në një kohë kur Kanadaja është nën presionin e aleatëve për të rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes.

Forcat e armatosura po luftojnë për të përmbushur qëllimet e rekrutimit, ndonëse ato kanë qenë të ngadalta në zëvendësimin e pajisjeve të vjetëruara.

Nëntorin e kaluar, kreu i marinës tha se ushtria ishte në “një gjendje kritike” dhe mund të mos jetë në gjendje të kryejë detyrat themelore në 2024.

Trudeau, një feminist i njohur, mori detyrën në fund të vitit 2015 dhe ka ndjekur politika të dizajnuara për të nxitur barazinë gjinore.

Në vitin 2018, ai emëroi Brenda Lucki si kreun e parë femër të policisë kanadeze. Dy guvernatorët e fundit të përgjithshëm, kanë qenë gra. Trudeau i emëroi të dyja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese