Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ka qenë e tmerrshme”, princ William rrëfen vështirësitë e këtij viti: Jam krenar për gruan dhe babain tim

Shkruar nga Newsbomb
“Ka qenë e tmerrshme”, princ William rrëfen
Prince William

Prince William ka bërë një pronocim të shkurtër për mediat në fund të një turneu të mbajtur në Afrikën e Jugut. I pyetur mbi këtë vit i cili ka qenë sfidues për gjithë familjen mbetërore, William u shpreh se ka kaluar një periudhë të vështirë dhe të frikshme.

"Ka qenë e tmerrshme. Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time. Kështu që, përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë."

Kate Middleton dhe mbreti Chales u diagnostikuan me kancer gjatë këtij viti teksa të dy nuk janë parë më dalje publike. Gjendja e tyre, ashtu siç përshkruan pallati mbretëror, është shumë e mire teksa thonë se ata janë rikuperuar. Trashëgimtari i kurorës tregoi se ndihej krenar për gruan e tij, Kate, dhe babin mbretin Charles, të cilët arritën ta kalonin këtë periudhë të errët me sukses.

"Jam shumë krenar për gruan time, jam shumë krenar për babanë tim, për trajtimin e gjërave që ata kanë bërë. Por nga pikëpamja personale familjare, ka qenë, po, ka qenë brutale."

Gjatë kësaj kohe, detyrat mbetërore kanë kalur në duart e William teksa thotë që tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit ndërsa nuk lë pa përmendur dhe krijimin e çmimit “Earthshot”. Ky çmim vlerëson 5 fitues çdo vit për kontributin e tyre ndaj mjedisit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese