
Bota e baletit është tronditur nga lajmi për vdekjen e balerinës Michaela Mabinty DePrince. 29-vjeçarja, e cila kishte performuar me Beyoncé, konsiderohej një pioniere e llojit të saj.
Një zëdhënës njoftoi vdekjen e saj në faqen e saj personale në Instagram, ndërsa familja e saj tha në një deklaratë se ajo ishte "një frymëzim për të gjithë ata që e njihnin ose dëgjuan historinë e saj".
Shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur. DePrince bëri një karrierë të jashtëzakonshme në balet.
Familja e saj tha se vdekja e saj ishte "e papritur", duke shtuar: "Michaela preku kaq shumë jetë në mbarë botën, përfshirë edhe tonën".
E lindur në Kenema, Sierra Leone në 1995, DePrince u dërgua në një jetimore në moshën tre vjeçare pasi të dy prindërit e saj vdiqën gjatë luftës civile.
Ajo ka folur më parë se si e quanin 'fëmija e djallit' në jetimore për shkak se vuante nga vitiligo. Por ajo u adoptua në moshën katër vjeçare nga një çift amerikan dhe u transferua në Neë Jersey.
Familja e re e vuri re shpejt fiksimin e saj me baletin dhe e regjistroi në mësime. Ajo u bë e famshme pasi mbaroi shkollën e mesme dhe bëri histori si kërcimtarja më e re kryesore në Teatrin e Vallëzimit të Harlemit. DePrince ka performuar anembanë botës, duke përfshirë edhe video-albumin e Beyonce-s 'Lemonade'.
Ajo iu bashkua Baletit prestigjioz të Bostonit si soliste e dytë në vitin 2021 dhe luajti në shfaqjen televizive Dancing ëith the Stars kur ishte vetëm 17 vjeç. E përkushtuar ndaj kauzës së saj, DePrince ngrinte shpesh zërin për fëmijët që rriteshin në zonat e luftës.