Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Justin Trudeau dha dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë, kush janë emrat që pritet ta zëvëndësojnë

Shkruar nga Newsbomb
Justin Trudeau dha dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë, kush
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit gjithashtu dhe nga drejtuesi i partisë Liberale Kanadeze.

Dorëheqja e tij përpara procesit zgjedhor si dhe pas 9 vitesh në pushtet, ka nxezur tashmë një sërë spekulimesh për emrin e radhës që do të jetë zëvëndësuesi i tij. Mediat ndërkombëtare kanë bërë një radhitje me emrat pretendentë për të drejtuar partinë Liberale.

Chrystia Freeland, e cila dha dorëheqjen e saj nga posti i zëvëndës kryeministres në dhjetor dhe si ministre e Financave duke u larguar nga radhët e partisë me një lumë kritikash për Justin Trudeau, duke vënë kështu në pikëpyetje rolin e tij drejtues.

Freeland, një ish-gazetare, është një figurë e madhe në politikën kanadeze dhe është cilësuar si një nga të paktët njerëz që mund t'i shpëtonte liberalët nga një humbje masive elektorale e afërt.

Dominic LeBlanc është një aleat i ngushtë i Trudeau, u vendos si Ministër i Financave dhe Çështjeve Ndërqeveritare për të zëvendësuar Freeland, e cila dha dorëheqjen papritur muajin e kaluar.

57-vjeçari është një mik i ngushtë dhe aleat i Trudeau dhe ka qenë në një sërë rolesh kyçe të kabinetit që kur kryeministri erdhi në pushtet në 2015.

Mark Carney ish-guvernator i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë, po pozicionohet për të kandiduar në një betejë potenciale për udhëheqjen e partisë liberale nëse Trudeau jep dorëheqjen.

Ai është shpallur prej kohësh si një lider potencial për Kanadanë. Në ditët e fundit, ai thuhet se ka bërë dhjetëra thirrje për politikanë liberalë, të cilët e shohin atë si një zëvendësues të mundshëm të Trudeau.

Christy Clark ish-kryeministrja e Kolumbisë Britanike mendohet gjithashtu se po vështron vendin e lirë të Trudeau. Clark 58 vjeç, ka thënë se është e hapur për të qenë pjesë e bisedës për të ardhmen e Kanadasë.

Liberalja u pozicionua në të djathtë të progresivizmit të Trudeau-së dhe do të fokusohej në ndihmën e kanadezëve të rregullt të aksesonin kujdesin shëndetësor dhe strehimin e denjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed