Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.
Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të marrë vendimin, e shpalli Trumpin fajtor për 34 akuza që ishin ngritur ndaj tij. Menjëherë pas këtij vendimi ajo që ra në sy ka qenë fakti i rënies së frikshme të aksioneve të ish-presidentit.
Aksionet e Trump Media & Technology Group ranë me më shumë se 6% në 48,66 dollarë secili në tregtimin e zgjatur. Ata ishin mbyllur me 51.12 dollarë gjatë orarit të rregullt të enjten, gjë që i dha firmës një vlerësim të tregut të aksioneve prej më shumë se 9 miliardë dollarë (7 miliardë paund).
Trump zotëron shumicën e kompanisë që qëndron pas platformës së mediave sociale Truth Social.
Lidhur me fajësinë e Trump ka reaguar dhe vajza e tij e madhe, Ivanka Trump. Vetëm pak orë pas dënimit fajtor të babait të saj Ivanka ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga fëmijëra e saj, ku shihen me të atin. Krah fotos ajo shkruan: Të dua babi!
Ndërkohë, nga ana tjetër një nga avokatët kryesorë të Trump ka thënë për Fox Neës se ekipi ligjor i ish-presidentit po "konsideron të gjitha opsionet" për apelim.
“Çdo aspekt i këtij rasti është për apelim. Ne do apelojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Will Scharf.
-Donald Trump, presidenti i 45-të i SHBA-së, është ish-presidenti iparë që shpallet fajtor për një krim.
-Trump u shpall fajtor për 34 akuza të krimit për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesën e parave të heshtura për një yll porno.
-Ai do të dënohet më 11 korrik, vetëm katër ditë përpara se Partia Republikane ta zgjedhë atë zyrtarisht për të kandiduar për president.
-Ai e kritikoi vendimin dhe njoftoi se do të mbajë një konferencë shtypi të premten në mëngjes në Kullën Trump në Manhattan.
-Ndikimi i vendimit historik mbetet jashtëzakonisht i paqartë, për sa i përket mënyrës se si ai ndikon në zgjedhjen e Trump
-Fushata e Biden lëshoi një deklaratë, duke u kujtuar votuesve se e vetmja mënyrë për të mposhtur Trump është në kutinë e votimit, jo në sallën e gjyqit.