Hapësire reklamuese

Bota

Jugu i Gjermanisë nën “pushtimin” e ujit, Scholz shkon vetë në zonat e përmbytura

Shkruar nga Newsbomb
Jugu i Gjermanisë nën “pushtimin” e ujit, Scholz shkon
Përmbytje në Hemendorf

Teksa pjesa tjetër e Europës po përballet me temperatura të larta, moti i keq ka “goditur” jugun Gjermaninë. Uji ka vërshuar nëpër rrugë, ndërkohë ekipet e shpëtimit prej orësh janë në aksion.

Reshjet e shiut kanë “mbërthyer” jugun e vendit, sidomos Baden-Vyrtembergun dhe Bavarinë. Edhe të dielën zonat jugore të Gjermanisë sërish u përfshinë nga reshje të forta. Situata mbetet kritike në zonat përgjatë Danubit. Regensburgu shpalli po ashtu gjendjen e katastrofës.

Në Manhing-Pchl, Pfafenhofen të hënën në mëngjes u prish një argjinaturë dhe banorëve i është kërkuar të shkojnë në katet më të larta të shtëpive. Kanceri Olaf Scholz i shoqëruar nga ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, vizituan zonat e përmbytura në Bavari.

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale Scholz i shprehu ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të zjarrfikësit 42-vjeçar që humbi jetën, teksa më tej falënderoi ekipet e shpëtimit për punën që po bëjnë në zonat e përmbytura.

"Vdekja e një zjarrfikësi në Pfafenhofen më ka prekur Mendimet e mia janë tek të afërmit dhe koleget e tij”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese