Pak para se të hapeshin zyrtarisht qendrat e votimit në SHBA , dhe me sondazhet që tregojnë se dy pretendentët për presidencën janë “kokë më kokë” në garë, Joe Biden u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë.
Presidenti në largim postoi një foto të tij me Kamala Harris në Tëitter duke thënë se nesër është dita e zgjedhjeve.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të sigurohen në qendrën e votimit ku mund të votojnë përmes platformës përkatëse dhe theksoi se: “E di që Kamala Harris mund ta mposhtë Donald Trumpin, por ju duhet të votoni”.
Sondazh
Poll