Hapësire reklamuese

Bota

Joe Biden përgatitet për të lënë pushtetin, i drejtohet vendit me fjalimin e lamtumirës: Demokracia jonë është në rrezik

Shkruar nga Newsbomb
Joe Biden përgatitet për të lënë pushtetin, i drejtohet
Joe Biden

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i është drejtuar për herë të fundit popullit të tij me fjalimin e lamtumirës, një moment që ai e shfrytëzoi për të risjellë në fokus problemet e shtetit si dhe pasiguritë e tij për të ardhmen.

Biden ka paralamëruar se vendi që të qeveriset nga një “oligarki” e ultra të pasurve që po hedhin themelet e tyre në SHBA në sektorin industrial dhe tekonoligj, situatë kjo sipas Biden, që cënon hapur të ardhmen e demokracisë.

Sot, një oligarki me pasuri, fuqi dhe ndikim ekstrem po merr formë në Amerikë, çka përbën kërcënim për demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore dhe dëmton të drejtën që të gjithë të përparojnë”, tha zoti Biden.

Biden i është drejtuar vendit nga Zyra Ovale ndërsa përgatitet për t’i dorëzuar postin presidentit të zgjedhur Donald Trump të hënën. Në fjalim ai përsëriti dhe njëherë paralajmërimet e Presidentit Dwight Eisenhower lidhur me sektorin ushtarako-industrial në fjalimin kur u largua nga detyra në vitin 1961, zoti Biden shtoi, “Jam po aq i shqetësuar për fuqizimin e sektorit teknologjiko-industrial që mund të paraqesë rreziqe të vërteta për vendin tonë”.

Shqetësimet e Joe Biden ngrihen pasi individët më të pasur në botë janë rreshtuar krah Donald Trump, duke nisur nga Elton Musk që harxhoi rreth 100 milionë dollarë për fushatën e Trump e gjithashtu dhe miliarderët e tjerë, si Mark Zuckerbeg i kompanisë META dhe Jeff Bezos i firmës Amazon.

Demokrati u rikthye dhe njëherë pas në fushatë teksa fillimisht kandidoi për një mandat të dytë, por pas paraqitjes së dobët në debat me kundërshtarin, Biden u detyrua të dorëhiqej dhe vendin e tij e zuri Kamala Harris.

Kandidova për president sepse besoja se shpirti i Amerikës ishte në rrezik. Vetë natyra se kush jemi ishte në rrezik dhe kjo ende vazhdon të jetë”, thuhet në letrën e zotit Biden.

Në një fjalim prej 15 minutash, Biden gjithashtu përmendi dhe arritjet e qeverisjes së tij, teksa e fundit ishte arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Zoti Biden kandidoi për postin e presidentit në vitet 1988 dhe 2008 përpara se të bëhej nënpresident pas fitores së demokratit Barack Obama. Pasi shërbeu 8 vjet në postin e nënpresidentit, zoti Biden u konsiderua se i kishte dhënë fund politikës. Por ai u kthye në skenën politike në vitin 2020, duke larguar me sukses Presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese