
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak javë para largimit nga Shtëpia e Bardhë ka vendosur që të falë, ose t’i ulë dënimin më shumë se 1500 personave të dënuar, përfshirë edhe drejtues të karteleve apo trafikantë të drogës.
Në mesin e tyre është dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Francesk Shkambin i dënuar në korrik të vitit 2014 me 27 vite burg pasi ishte “koka” e një prej organizatave kriminale të cilët kontrabandonin marihuanë nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, raportohet se sipas dokumenteve të gjykatës shqiptari negocionte për të trafikuar kokainë nga Meksina në Evropë.
“Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marihuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.
Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029.
Mirëpo, ky veprim i Biden nuk është pritur mirë dhe është komentuar e kritikuar tepër në rrjet. Kjo për shkak të përfshirjes në këtë listë të personave me një të shkuar kriminale të errët.
Po lidhur me këto kritika e komente deri më tani nuk ka pasur një reagim nga Shtëpia e Bardhë.