Presidenti në largim, gjatë pritjes së mirëseardhjes për anëtarët e rinj të Kongresit, ka bërë një gafë ndaj djalit të ftuar në skenë.
Ai ka kënduar një të riu këngën tradicionale të përshëndetjeve, i cili ishte ngjitur në skenë për të festuar ditëlindjen e tij.
Por, nga një video e publikuar, teksa presidenti në largim ishte duke kënduar, vihet re se është i hutuar dhe harron emrin e djalit. Mesa duket kjo gafë është kuptuar nga djali dhe e kanë kaluar situatën e sikletshme me të qeshur.
Sondazh
Poll