Komuniteti fetar alevi i vendosur në qytetit Homsi në Siri, jeton çdo ditë mes frikës së vrasjeve dhe arrestimeve nga qeveria defakto e ardhur në pushtet pas rrëzimit të diktatorit Bashar al-Assad, sipas raportimeve të banorëve vendas.
Homsi është dyteti i 3-të më i madhi në Siri dhe është një bashkëhjetesë fetare mes alevitëve, sunitëve dhe të krishterëve. Gjatë luftës civile, luftimet në këtë vend të Sirisë dhe dhuna fetare ishin të përgjakshme.
Sipas dëshmitarëve okularë për mediat ndërkombëtare, në këtë vend janë ngritur postblloqe nga njerëz ushtarakë dhe të armatosur, të cilët pyesnin banorët vendas për besimin që kanë.
Sihadi Mayhoub, një ish-deputet i Homsit, i cili thotë se iu bashkua opozitës së ish-presidentit Assad në vitin 2012, thotë se kohët e fundit ka regjistruar arrestimet e "pothuajse 600 njerëzve" vetëm në rrethin Zahra. Në të gjithë qytetin, "numri i arrestimeve i kalon 1380", shton ai.
Sipas banorëve, u arrestuan edhe ushtarë dhe rekrutët që kishin shkuar për të regjistruar dhe dorëzuar armët e tyre personale, sipas kërkesës së qeverisë së re.
Qeveria e re e përkoshme e ardhur në pushtet pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad ka mohuar se është duke kryer krime kundër njerëzimit dhe se thontë se qëllimi i tyre është vetëm goditja e anëtarëve të regjimit të Assad.
“Jetojmë me frikë. Në fillim thanë se këto ishin incidente të izoluara, por nuk ka asgjë të izoluar në kaq shumë raste”, u shpreh një banor në Zahra.
Një tjetër banor tha se nuk kishte asnjë lajm për djalin e tij, i cili po shërbente në ushtri, pasi ai u arrestua në një postbllok në një provincë fqinje javën e kaluar.
Ndërkohë zyrtari i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), Abu Youssef, tha se këto operacione kishin mundësuar gjetjen e tre depove të armëve dhe dhjetërave personave të kërkuar.
Këto operacione, të cilat supozohej të përfundonin të hënën, pritet të vazhdojnë në zonat që "nuk janë pastruar ende nga mbetjet e regjimit (ish)", shtoi ai.
“Ne duam siguri për të gjithë: sunitët, alevitë, të krishterët, të gjithë”, tha Abu Youssef.