Social demokratët e kancelarit Olaf Scholz dhe ligjvënësit e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt.
Siç raporton Bloomberg, kancelari Scholz kishte propozuar fillimisht, pas prishjes së koalicionit një datë të re zgjedhjesh jo më vonë se fundi i marsit, ndërsa kreu i CDU-së Friedrich Merz donte që zgjedhjet të mbaheshin në janar.
Soltz-it do t'i duhet të aktivizojë votën kombëtare duke e paraqitur fillimisht dhomën e ulët të parlamentit për votëbesimin . Ky votim ndoshta do të mbahet në dy javët e para të dhjetorit dhe pasi kancelari ta humbasë atë, ai mund t'i kërkojë presidentit të shpërndajë parlamentin dhe të caktojë një datë zgjedhjesh brenda 60 ditëve. Ata pritet t’ i propozojnë 23 shkurtin 2025 si datën e zgjedhjeve, datë e cila nuk pritet që të kundërshtohet nga presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier.
Carsten Linnemann , sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Kristian Demokrat të opozitës, i tha televizionit ZDF të martën se zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen më 16 ose 23 shkurt.
"Zgjedhjet e reja janë të nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai.
Ndërsa sondazhet tregojnë se Mertz kryeson në zgjedhje, Scholtz shprehu besimin të dielën se ai mund të fitojë, duke thënë se ai ka sfiduar shifrat e dobëta të sondazheve në të kaluarën përpara se të fitonte kancelarin në vitin 2021. Ai gjithashtu tha se pret që partia e tij ta mbështesë atë për të kërkuar një mandat tjetër .