Hapësire reklamuese

Bota

Izraeli nuk respekton marrëveshjen? Pak orë pas finalizimit bombardohen palestinezët, dhjetëra viktima, mes tyre shumë fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Izraeli nuk respekton marrëveshjen? Pak orë pas finalizimit
Pamje nga sulmet izraelite në Gaza

Teksa Izraeli dhe Hamasi arritën në një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi pengjesh, duket se izraelitët nuk e kanë lënë me kaq.

Një sulm terrorist ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 16 janar, në një ish-shkollë në jug të qytetit të Gazës ku si pasojë kanë humbur jetën 73 persona të cilët ishin strehuar në këtë objekt.

Kjo ish-shkollë funksiononte si strehim për banorët në jug të qytetit të Gazës.

"Që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit, forcat okupuese izraelite kanë vrarë 73 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë dhe 25 gra," tha zëdhënësi i agjencisë Mahmud Bassal për AFP.

Në mesin e të vdekurve agjencia e lajmeve AFP shprehet se janë gjetur 20 fëmijë dhe 25 gra.

“230 persona të tjerë u plagosën në "bombardimet që po vazhdojnë", tha Agjencia e Mbrojes Civile të Gazës.

Një takim i kabinetit izraelit për të miratuar marrëveshjen tani është shtyrë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin se kërkon lëshime në minutën e fundit.

Një zëdhënës i Hamasit ka thënë që atëherë grupi mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes, duke hedhur poshtë sugjerimin e Netanyahut

Detajet e plota të marrëveshjes nuk janë publikuar, por përfshijnë një armëpushim në Gaza, tërheqjen me faza të forcave izraelite dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese