Hapësire reklamuese

Bota

Izraeli nuk ka “mëshirë” ndaj Hamasit, 85 persona humbin jetën nga sulmet ajrore

Shkruar nga Newsbomb
Izraeli nuk ka “mëshirë” ndaj Hamasit, 85 persona humbin
Foto ilustruese

Forcat izraelite nuk po i ndalin sulmet masive ndaj Hamasit, ku mësohet se 85 palestinezë kanë mbetur të vrarë ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se gjatë natës në Gaza mbetën të plagosur 133 persona, ndërsa vetëm gjatë dy ditëve të fundit 430 palestinezë kanë humbur jetën.

Kujtojmë se Izraeli rifilloi sulmet të martën pasi bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit dështuan, duke paralajmëruar se ato do të vazhdonin akoma më shumë, derisa Hamasi të lirojë pengjet e mbetura.

Sakaq, shteti i Izraeli t është shprehur se Hamasi po mban ende 59 pengje, 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese