Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Izraeli merr kontrollin e Gazës, tensionohet situata me Egjiptin

Shkruar nga Newsbomb
Izraeli merr kontrollin e Gazës, tensionohet situata me Egjiptin
Pamje nga ushtria izraelite në kufirin tokësor Gaza-Egjipt

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka marrë kontrollin e plotë të Gazës. Sipas mediave të huaja, Izraeli ka marrë kontrollin në zonën mbrojtëse të njohur ndryshe si Korridori Filadelfi, e cila shtrihet përgjatë kufirit tokësor të Gaza-Egjipt.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të shtetit hebre tha se gjatë mësymjes brenda në zonë janë gjetur rreth 20 tunele, të cilat përdoreshin si rrugë për të kontrabanduar armë nga Hamasi, teksa ka shtuar se trupat ushtarake po hetojnë dhe neutralizojnë tunelet e gjetura në kufirin tokësor Gaza-Egjipt.

Megjithatë, avancimi i ushtrisë izraelite në Gaza nuk është parë në këndvështimin pozitiv nga zyrtarët egjiptianë. Sipas tyre Izraeli thotë se ka gjetur tunele për të kontrabanduar armë, si një mënyrë për të justifikuar vazhdimin e operacionit në qytetin palestinez, Rafah, ndërsa shton se ato dëshirojnë që të zgjasin luftën në këtë rajon për qëllime politike.

Izraeli i përdor këto akuza për të justifikuar vazhdimin e operacionit në qytetin palestinez Rafah dhe zgjatjen e luftës për qëllime politike”,- tha një zyrtar i nivelit të lartë egjiptian.

Tensionet midis Egjiptit dhe Izraelit janë rritur që kur forcat izraelite morën kontrollin në anën e Gazës së pikës së kalimit Rafah tre javë më parë, si pjesë e ofensivës së tyre kundër Hamasit.

Egjipti është një mbështetës i fortë i Palestinës dhe ka dënuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza dhe vrasjen e mijëra civilëve nga Izraeli në luftë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese