
Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar një marrëveshje historike për të ndalur luftimet në Gaza dhe për të filluar një proces të ndërlikuar lirimi të pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Mediat ndërkombëtare, përfshirë CNN dhe BBC, raportojnë se zbatimi i marrëveshjes pritet të nisë të dielën.
Në kuadër të marrëveshjes, Hamasi ka rënë dakord të lirojë 33 pengje izraelitë gjatë gazës së parë, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë. Lirimi i pengjeve izraelitë nga Hamasi do të shënojë fazën e parë të armëpushimit, e cila pritet të realizohet brenda 16 ditëve nga nisja e marrëveshjes.
Pas kësaj periudhe, priten negociata të tjera për fazën e dytë të marrëveshjes, me synimin për të dhënë fund luftës më shumë se njëvjeçare, e cila ka shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim të madh për të dyja palët.
Marrëveshja për arritjen e armëpushimit është zhvilluar me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Katarit dhe Egjiptit, duke sjellë shpresë për një zgjidhje të mundshme paqeje në një rajon të shkatërruar nga konflikti.