Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Izraeli bën deklaratën e fortë: Lufta në Gaza nuk do të përfundojë këtë vit

Shkruar nga Newsbomb
Izraeli bën deklaratën e fortë: Lufta në Gaza nuk do të
Pamje nga Rafah

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta në Gaza nuk do të përundojë këtë vit. Këshilltari i sigurisë kombëtare tha se Netanyahu se lufta do të vazhdojë deri në 2025.

Kjo deklaratë ka ardhur pas reagimeve masive në botë ku kërkojë që sulmet në Rafah të përfundojë sepse mijëra civilë dhe fëmijë të pafajshëm po humbin jetën.

Tzachi Hanegbi tha se lufta pritet të vazhdojë edhe për shtatë muaj të tjerë ndërsa shtoi se ushtria izraelite është tani në kontroll të 75% të Rrugës së Filadelfit.

Izraeli zgjeroi ofensivën e tij tokësore në Rafah të martën, me tanket e tij që arritën në qendër të qytetit. Zgjerimi aktual i inkursionit të Izraelit në qytet e bën ushtrinë izraelite të kontrollojë plotësisht zonën kufitare midis Gazës dhe Egjiptit, e njohur si Korridori i Filadelfit, një zonë e çmilitarizuar që kalon përgjatë kufirit Gaza-Egjipt.

Përpara nisjes së operacionit ushtarak izraelit kundër Rafah më 6 maj, qyteti ishte shtëpia e mbi 1.5 milionë palestinezëve të zhvendosur që u larguan nga zonat e tyre në Rripin e Gazës për shkak të sulmit izraelit që filloi më 7 tetor 2023, pas një sulmi të Hamasit.

Izraeli që atëherë ka vrarë të paktën 36,170 palestinezë, shumica dërrmuese janë gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 81,400 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Izraeli akuzohet për “gjenocid” nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese