Hapësire reklamuese

Bota

Italia nderon Silvio Berlusconin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Italia nderon Silvio Berlusconin, Aeroporti i Malpensës do të
Aeroporti i Malpenses do te marre emrin e Berlusconit

Një ndër aeroportet më kryesore të Italisë, ai i "Milan Malpensa" shumë shpejt nuk do të njihet më me këtë emër. Bordi i Drejtorëve të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (ENAC) ka miratuar kërkesën për ta quajtur atë Aeroporti "Silvio Berlusconi".

Lajmin e ka dhënë ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini gjatë një aktiviteti publik në Manduria të premten.

Vendimi tani duhet të miratohet nga Ministria e Transporteve dhe Salvini ka thënë tashmë se do ta bëjë atë: “Meqë fjala e fundit i takon ministrit të Transporteve, mendoj se me të vërtetë ministri i Transporteve do të japë ok”.

Lajmi për nderimin e ish-kryeministri ka pushtuar faqet e mediave italiane, por për momentin, ENAC nuk ka lëshuar asnjë komunikim për të konfirmuar apo mohuar miratimin e kërkesës.

"... jam gati të vendos firmën e fundit, me krenari dhe emocion, në kujtimin e mikut tim Silvio, një sipërmarrës i madh, një milanez i madh dhe një italian i madh. Gjithmonë me ne", ka shkruar ministri Matteo Salvini në llogarinë e tij në "X".

Lajmi vjen pak më shumë se një vit nga vdekja e ish-kryeministrit, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare më 12 qershor 2023, në Milano, në spitalin San Raffaele ku ishte shtruar.

Silvio Berlusconi, katër herë kryeministër, themelues i Fininvest dhe Mediaset, ish-president i Milanos dhe krijues i Forza Italia humbi jetën pas përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore, që e kishte detyruar të shtrohej sërish në spitalin San Raffarele.

Ai ishte 86 vjeç dhe prej disa kohësh po luftonte me leuçeminë kronike mielomonocitare, e fundit në një seri të gjatë sëmundjesh nga të cilat nuk kishte ndërmend të dorëzohej, por që rezultuan fatale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese