Hapësire reklamuese

Bota

Ishte e fshehur në arkat me banane, zbulohen 100 kg kokainë në supermarketet në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb

Ishte e fshehur në arkat me banane, zbulohen 100 kg kokainë në

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike “Kokainë” në disa supermarkete në Gjermani. Sipas mediave vendase, kokaina është gjetur e fshehur në arkat me banane, gjatë kohës që punonjësit e marketeve po bënin klasifikimin e mallit, mëngjesin e sotëm.

Mësohet se droga e sekuestruar është gjetur në supermarkete në kryeqytetin e Berlinit si dhe në Brandenburg, ndërsa nuk është bërë i ditur numri i marketeve të përfshira në këtë ngjarje.

Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet vlerësojnë se sasia e kokainës që ata kanë zbuluar varion nga 20 deri në 100 kilogramë për supermarket. Sipas zëdhënëses së selisë së policisë në Brandenburg, Beate Kardels, ka konfirmuar se droga është gjetur në arkat e bananeve, mes frutave.

Autoritetet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa po punohet në disa pista të mundshme hetimi se si përfundoi kokaina në arkat me banane në supermarketet gjermane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese